Kush e shpiku çakmakun?
Nga i pari i realizuar më 1823, që i ngjante një llambe tavoline, tek modelet e njëpërdorimshe të Bic: ja historia e çakmakut
Ai që konsiderohet zyrtarisht si çakmaku i parë u realizua më 1823 nga kimisti gjerman Johann Wolfgang Döbereiner (1780-1849), por bëhej fjalë për një objekt krejt të ndryshëm nga këta që njohim sot. Ngjasonte me një llambë tavoline dhe, edhe pse efikase, nuk pati shumë sukses. Do të duhet pra të presim fillimin e shekullit të njëzetë për të parë të shfaqen “gjyshërit” e parë të vërtetë të çakmakëve modernë, evolucioni i të cilëve më pas vijoi me shpejtësi deri në lindjen e modeleve që shiten ende edhe sot. Por, në të kaluarën, nuk mungonin metodat gjeniale të ndezjes së zjarrit. Le t’i shohim.
NJË MILION VJET MË PARË… Aftësia për të “zbutur” zjarrin është një nga përbërësit e suksesit për racën njerëzore, pasi i lejoi të gatuanin ushqimin, të ngroheshin, të mbanin grabitqarët larg e të krijonin vegla dhe armë metalike. Merita për këtë zbulim shkon për Homo erectus, i cili dominoi zjarrin rreth 1.5 milionë vjet më parë. Metodat e para për të prodhuar flakë ishin dy: fërkimi i një shkopi druri në një lloj tavoline (shpesh me ndihmën e një harku, kordoni i të cilit mbështillej rreth shkopit për ta bërë atë të rrotullohej shpejt në boshtin e tij) dhe përplasje gurësh të quajtur “stralli” (piriti dhe stralli).
Fërkimi krijon shkëndija të vogla që ndezin fijet e tufës së barit të thatë, i ashtuquajturi “karrem”, nga i cili flakët më pas përhapen nëpër degët e thata më të qëndrueshme. Zjarri çoi në metalurgji, e cila nga ana e saj bëri të mundur një metodë tjetër të ndezjes, e lidhur me përdorimin e një instrumenti të quajtur hekurpunues: një pllakë e vogël metalike me një sipërfaqe të ashpër në të cilën u godit guri i strallit. Kjo ishte zgjidhja më praktike gjatë antikitetit, Mesjetës dhe Epokës Moderne.
LLAMBAT ME FITIL-Sidoqoftë, gjeneza e vërtetë e çakmakut filloi në 1823, kur Johann Wolfgang Döbereiner krijoi “llambën Döbereiner”: bëhej fjalë për një enë brenda së cilës një reaksion kimik midis acidit sulfurik dhe zinkut krijon një sasi të caktuar të hidrogjenit të gaztë i cili, i lëshuar përmes një valvule, ndizet kur bie në kontakt me një fije platini, duke ndezur një fitil. Sidoqoftë, madhësia e enës dhe kostot e larta të prodhimit e bënë atë një produkt jo masiv.
U vazhdua kështu t’i drejtoheshin strallit të vjetër, ose një shpikjeje më të re të 1827: shkrepëses. Kjo e fundit u krijua rastësisht nga kimisti anglez John Walker i cili, duke punuar me një përzierje të sulfatit të antimonit dhe klorurit të kaliumit, vërejti se si një pjesë e saj kishte pikuar mbi një shkop druri, duke u tharë. Kur u përpoq të pastronte shkopin, duke e fërkuar në tokë, papritmas mori flakë.
BOOM-i I SHKREPËSEVE-Pasi e përmirësoi përzierjen, më pas krijoi lloje të tjera shkrepësesh (gjurmë të cilave gjenden në Kinën mesjetare, ku u përdorën shkopinj pishe të mbushur me squfur), duke u përsos më tej nga kimisti suedez Gustaf Erik Pasch (shpikësi i shkrepëseve “suedeze”)
Teksa po imponoheshin shkrepëset, në fillim të shekullit të njëzetë u prodhuan modelet e para të çakmakëve të xhepit, bazuar në një gur të vogël stralli – të përbërë nga një lidhje metalike e veçantë – i vendosur në krye të një cilindri të vogël metalik të mbushur me gaz të djegshëm. Boom-i i parë i çakmakëve u regjistrua në vitet ’20, falë modeleve praktike, funksionale e me një dizajn tërheqës siç janë ato të prodhuara nga kompania amerikane Ronson. Një pritje shumë mirë pati më 1926, kur u mbush me benzinë dhe në gjendje të gjeneronte flakë duke shtypur një buton të vogël.
MBËRRIN MITIKU ZIPPO-Një hap tjetër përpara u ndërmor më 1933 nga designeri dhe shpikësi amerikan George Grant Blaisdell, i cili projektoi një çakmak të rehatshëm për t’u mbajtur në dorë dhe të përdorshëm edhe në kushtet e motit jo të mira, i pajisur me një mbyllje menteshë që mund të hapet me një lëvizje të gishtit (flasim për “hapjen flip top”), si dhe me një kuti të vogël metalike për të mbrojtur zjarrin nga era. Lindi kështu legjendar Zippo (nga emri i kompanisë prodhuese), i destinuar të shndërrohet në një nga modelet më të shitura të të gjitha kohërave. Edhe ai mund të mbushet me benzinë, e cila mund të përcillet nëpërmjet një fitili të hollë.
Sa i përket modeleve “tradicionale”, pjesën e luanit nga viti 1973 do ta bëjnë modelet revolucionare “njëpërdorimshe” të Bic, kompani e krijuar nga sipërmarrësi italo-francez Marcel Bich. Të realizuar prej plastike me ngjyra dhe jashtëzakonisht të lirë, për shumë do të bëhen sinonime të çakmakut (siç ndodhi me stilolapsat e prodhuar po nga Bic duke filluar nga viti 1945).
NJËPËRDORIMSHET-Në dekadat në vijim, gjithnjë e më shumë kompani janë përqendruar në tregtimin e modeleve njëpërdorimësh (të cilat furnizimi nuk përbëhet më nga benzina, por kryesisht nga Glp) dhe me një intensitet të rregullueshëm të flakës. Por të sapoardhurit nuk i nxorrën dot nga skena klasikët “rimbushshës”, Zippo in primis. Pavarësisht konkurrencës nga çakmakët elektrikë dhe varianteve rimbushës përmes Usb, në të cilët flaka zëvendësohet me shkarkime elektrike.