GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Dy fytyra e Francës

Franca ka qenë historikisht një vend i madh. Ndër ekonomitë më të zhvilluara në botë, një aktivitet tregtar intensiv dhe i lulëzuar ndërkombëtar dhe me kompanitë e tij që operojnë në të gjitha kontinentet, Parisi gjatë viteve ka fituar gjithnjë e më shumë famë si një lojtar kryesor në mesin e kombeve të Bashkimit Evropian, baraz mbase vetëm me Gjermaninë.

Përtej ndërtesave të mëdha, sallave të mbledhjeve të shumëkombësheve dhe muzeve madhështore që tregojnë historinë e tij, megjithatë, ka edhe fytyra të tjera të një vendi i cili, në Evropë, mbase ka mbetur emblema e asaj se sa i vështirë është integrimi. Dhe se sa e vështirë dhe e ndërlikuar është për të luftuar padrejtësitë shoqërore. Dhe ndër vendet ku ky aspekt është dukshëm më i prekshëm janë periferitë e qyteteve të mëdha, shpesh të degraduara dhe më shpesh të njohura si Banlieue (një shprehje e marrë nga semantika mesjetare). Një emër që, për fat të keq, vitet e fundit shpesh ka qenë i lidhur me sulme terroriste, aktivitete kriminale dhe mbi të gjitha me një inkubator padrejtësishë shoqërore dhe terrori urban.

Fytyra e fshehur e Francës

Historikisht dhe jo në një mënyrë më ndryshe nga sa ndodh edhe në pjesën tjetër të Evropës, kostoja e lartë e qirave në qytetet e mëdha ka shtyrë gjithnjë e më shumë njerëz të cilët, për arsye pune, u janë afruar metropoleve për të kërkuar një shtëpi në afërsi të tyre. Dhe, përgjatë shekullit të kaluar, ky fenomen ka kontribuar në lindjen e periferive të mëdha urbane, ku agregimi i madh i nukleve familjeve shpesh në vështirësi ekonomike ka gjeneruar një rritje të pashmangshme të krimit dhe të kriticitetit të përditshëm.

Sot, shumica e periferive të qyteteve të mëdha janë të banuara nga nga të ardhur nga jashtë në kërkim të punës, ose nga emigrantë të gjeneratës “së dytë” dhe “të tretë”. Sidoqoftë, nga kjo panoramë, pothuajse asnjëherë nuk ka lindur një sistem agregues dhe integrues, por përkundrazi, ai ka kontribuar në forcimin e lidhjes midis njerëzve me origjinë nga i njëjti vend ose që ndajnë të njëjtin besim (kryesisht atë Islam). Dhe e gjithë kjo, më në fund, ka kontribuar në margjinalizimin më të madh shoqëror dhe lindjen e komuniteteve të mbyllura të cilat, në shumë raste, i kanë dhënë shkas edhe ekstremizmit fetar apo formimit të qelizave kriminale.

Drama rinore e banlieue

Shkurtin e kaluar, siç raportohet nga Fanpage, pati ngjallur shqetësim vdekja në më pak se 24 orë e një vajze dhe një djaloshi (përkatësisht 14 dhe 13 vjeç) në departamentin periferik të Ile-de-France Essone. Të dyja rastet, në fakt, do t’i atribuoheshin episodeve të përleshjeve që lindin nga rivaliteti midis bandave etnike në zonë, të cilat çdo vit bëhen përgjegjëse për vdekjet e dhjetëra të rinjve në të gjithë territorin francez.

Siç tregon e përditshmja franceze Le Monde, lindja e bandave është një fenomen që prek klasat shoqërore më të papërkrahura të banlieue franceze që në moshë të re. Dhe në veçanti, janë pikërisht krimet e vogla dhe episodet e dhunës që ndodhin në adoleshencë që janë të destinuara të shënjojnë si nën profilin emocional ashtu në në atë formal të individëve që, në moshë të rritur, do të jenë më të predispozuar karshi krimit recidivist dhe ekstremizimeve.

Sidoqoftë, pavarësisht nga fakti që problemi është i njohur mirë në vend dhe pavarësisht episodeve të lidhura me sulmet terroriste të viteve të kaluara që kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare mbi situatën në Francë, shumë pak në vitet e fundit është bërë nga autoritetet për të kufizuar fenomenin midis të rinjve. Madje, në shumë situata protestat dhe revoltat e popullsisë në banlieue janë shuar me dhunën e policisë për arsye të sigurisë publike, por pa e provuar të zgjidhin problemin e shqetësimit shoqëror në burim.

Në Francën e banlieue nuk ekziston as égalité, as fraternité

Siç e nënvizuam më lart, gjendja e pasigurtë ekonomike, ndarjet e forta të brendshme midis komuniteteve dhe integrimi i dobët në sistemin social francez kanë kontribuar në gjenerimin e një bombe me sahat në zemër të Francës e të përhapur në të gjitha qytetet më të mëdha, mjafton të mendosh për atë që ndodhi qershorin e një viti më parë në Dijon. Dhe në këtë skenar, pa asnjë ndryshim ritmi të qartë edhe nga ana e vetë administratës lokale dhe kombëtare, fati i situatës duket se fatkeqësisht po shkon drejt një përkeqësimi të pritshëm në vitet e ardhshme; edhe dhe mbi të gjitha për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Nën këtë këndvështrim, pra, përshtypja është se në disa vitet e ardhshme do të verifikohet një çekuilibër i mëtejshëm midis popullsisë së banlieue dhe asaj të pjesës tjetër të vendit, duke vënë në dyshim vetë konceptet e barazisë dhe vëllazërisë mbi të cilat është themeluar republika franceze. Dhe, mbi të gjitha, duke theksuar sesi, pavarësisht hapave përpara prej gjigandi të bëra sidomos në tematikat e prezencës ndërkombëtare dhe fuqisë gjeopolitike, nga një këndvështrim i brendshëm Franca ka ende një rrugë shumë të gjatë për të bërë./ Përgatiti Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More