Kështu e kaloi Kate Middleton nëntë vjetorin e martesës
Laura DANI – Dukesha e Kembrixhit, në autoizolim në Norfolk, ka punuar edhe punoi ditën kur e përvjetorit të royal wedding të saj me Princin William. Mori pjesë në një videothirrje për nënat e reja dhe fëmijërinë. Detyrat mbretërore para së gjithash
Edhe një herë në terren, e gatshëm për të kryer detyrat mbretërore. Kate Middleton, siç raporton tabloidi Hello! ka “punuar” edhe ditën e përvjetorit që celebron royal wedding e saj me Princin William në 2011. Nëntë vjet më vonë, Dukesha e Kembrixhit, princi dhe tre fëmijët e tyre (George, Charlotte dhe Louis ) janë të izoluar në shtëpinë e tyre të fshatit, në Amner Hall. Dhe pasdite 38-vjeçarja zhvilloi një takim pune, në streaming, sigurisht.
Një tryezë e rrumbullakët, përmes lidhjes video, me ente bamirëse dhe organizata që mbështesin gratë shtatzëna dhe nënat e reja, kjo është përparësia e saj ndërmjet detyrave të tjera mbretërore.
Në fund të fundit, Kate gjithmonë e ka vënë mbrojtjen e fëmijërisë dhe amësisë në krye të listës së saj të detyrave si mbretëresha e ardhshme.
Dukët e Cambrixhit, të cilët e celebruan dasmën e tyre më 29 Prill nëntë vjet më parë, kanë marë mijëra urime përmes rrjeteve sociale, dhe fansave ata kanë dashur t’i përgjigjen me një postim plot dashuri: “Sot, si nëntë vjet më parë, faleminderit të gjithëve për mesazhet adhuruese në përvjetorin e martesës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit”, shkrojtën ata, duke ndarë një fotografi të dasmës tashmë të hyrë në histori. Dhe mes komenteve nuk shpëtoi “zemra” e kushëririt Eugenie të York-ut dhe një “like” i vëllait James Middleton.