GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Kur thuhet që në ushtri bëhet jetë qeni…

Ndal, drejt, vëmendje! Po flasim për një shkëmbim përshëndetjesh ushtarake midis një pastori gjerman të quajtur Duoduo (nën shërbim në Policinë e Armatosur të Popullit) dhe një skuadre policësh nga Suqian, qytet në provincën e Jiangsu, në bregdetin lindor të Kinës. Sot për këta njerëz nuk është një ditë e zakonshme: është dita e tyre e fundit para mbarimit të shërbimit.

Për herë të fundit, pra, ata i thonë lamtumirë Duoduos, shokut të një mijë aventurave, që e kanë trajnuar përsosmërisht për të marrë pjesë në shumë aksione për sigurinë publike.

Për këtë arësye, qeni i kthen përshëndetjen me precizion identik statuor. Do të ruajë pozicionin drejtë, me putrat e përparme të ngritura, për më shumë se dhjetë sekonda, derisa të gjithë ushtarët të kenë lënë pozicionet e tyre dhe t’i kenë thënë lamtumirë jetës në kazermë.

Një moment shumë serioz dhe zyrtar… nëse nuk do të ishte për lotët që rrëshqasin në faqet e më shumë se njërit prej tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni