Fatos Kola – Jaçimoviç: “Troja e Homerit është Shkodra serbe”

GazetaTjeter
62 Min Read
Vini re: GazetaTjeter.com mund të përmbajë lidhje partnere, në formën e popup-eve, apo njoftimeve të ndryshme, që do të thotë se mund të fitojë një komision nëse klikoni mbi këto lidhje. Ne ju kërkojmë të klikoni disa herë gjatë ditës mbi këto produkte, vlera e të cilatve përveçse shumë informative për ju, besojmë se do t'i japë një dorë të mirë mbarëvajtjes së punës sonë. Mbështetja juaj vlerësohet!!

Gjeopolitika dhe Troja antike

Gjithëherët kam qenë i bindur se gjeopolitika dhe gjeostrategjia janë kryesisht domene dhe projektime të politikës, e cila për shkak të pushtetit dhe tagrit për administrimin e financave që janë gjaku dhe limfa e shkencave, mund të ndikojë mbi to, t’i injorojë, t’i nënshtrojë apo keqpërdorë, sidomos në shtetet totalitare që hartojnë edhe platforma luftënxitëse. Ndaj mendoj se fasha gjeniale e mendimtarëve, filozofëve dhe shtetarëve antikë athinjotë sikurse Perikliu, Likurgu, Soloni, Lisistrati, etj., kanë qenë të parët që e përdorën gjeopolitikën për t’i dhënë trajtën e një Perandorie Politike krijesës së tyre: Perandorisë Kulturore helenike. Perandori kjo që rrezatoi thjesht dhe vetëm në kulturë dhe i zgjeroi kufijtë ndikues kulturorë, por jo ato politikë, të cilët përmbylleshin deri para dy shekujsh në gadishujt e Atikës, Peloponezit dhe në ndoca ishuj të Egjeut.

Këta mendimtaro-shtetarë të shquar e kapën në ajër gjetjen gjeniale të përkthyesve dhe redaktuesve të Iliadës dhe Odisesë homerike për Trojën, “luftën” e së cilës e paskëshin bërë “gjyshërit” e tyre akej! Ndaj dhe u turrën për ta përvetësuar e përdorur politikisht e kulturalisht fabulën historike homeriko-herodotiane…, për ta përvetësuar e zaptuar më pas edhe territorialisht truallin “trojan” në Azinë e Vogël me anë të kolonëve endacakë që i shpërndanin në gjithë Mesdheun… Siç bënë pas disa shekujsh (pas pushtimit romak) edhe me Kostandinopojë-kryeqytetin e Perandorisë romake të Lindjes, (dhe jo kryeqytet të Greqisë)… Atë Kostandinopojë në të cilën ishin “bashkëpronarë të gjithë kombet që përbënin Bizantin e të cilën grekët e shpallën “greke” para pushtimit nga turqit selxhukë, por edhe pas pushtimit nga Mehmet Fatihu në vitin 1453. Ashtu sikundër përvetësuan edhe qytetërimin superior minoiko-kretak bashkë me Kretën e më pas Qipron dhe mbarë 3600 ishujt e Egjeut e të Jonit.

Por natyrisht që Troja ishte margaritari i kurorës për Greqinë e drejtuar nga gjeopolitikanët parakë të kontinentit, dhuratë që liderëve athinjotë të antikitetit ua vendosën mbi tepsi Homeri, Herodoti, përkthyesit dhe redaktorët brilantë të Iliadës dhe Odisesë.

Tituj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *