Fatos Kola – Jaçimoviç: “Troja e Homerit është Shkodra serbe”

GazetaTjeter
62 Min Read
Vini re: GazetaTjeter.com mund të përmbajë lidhje partnere, në formën e popup-eve, apo njoftimeve të ndryshme, që do të thotë se mund të fitojë një komision nëse klikoni mbi këto lidhje. Ne ju kërkojmë të klikoni disa herë gjatë ditës mbi këto produkte, vlera e të cilatve përveçse shumë informative për ju, besojmë se do t'i japë një dorë të mirë mbarëvajtjes së punës sonë. Mbështetja juaj vlerësohet!!

Shlimani vs serbë & co

Menjëherë pas rrënojave të “Trojës” në Hisarlik, doli në dritë teza për origjinën “serbo-sllave” të trojanëve dhe kundërshtarëve të tyre, tezë e cila u hodh 2 vjet pas “zbulimit” të Shlimanit, në vitin 1872, nga historiani serb Milosh S. Millojeviç, në librin e tij “Pjesë të historisë së serbëve dhe trevave serbo-sllave në Turqi dhe Austri”. Madje Millojeviçi shpalli kundërshtitë e hapura dhe tendencioze me tezat ekzistuese atëkohë të shkollës gjermano-austriake për qytetërimet antike ballkanike, deri tek ato të Shlimanit, i cili sapo kish shpallur me bindje se kish zbuluar bash rrënojat e Trojës antike.

“Trojanët ishin serbët e lashtësisë dhe Troja nuk ndodhet aspak në Azinë e Vogël, sikurse shkruan fillimisht Herodoti e pas tij edhe Plutarku”, – përmbyll si konkluzion të librit të tij Millojeviçi.

Paskëtaj, në mbështetje të Millojeviçit qarqet akademike serbe risollën si “argument shkencor” prosllav tezat që prifti katolik Andrija Kaçiç-Mioshiç shkroi “për Serbinë para-gjermane” qysh në vitin 1756, në librin me titullin “Bisedë e këndshme për popullin sllav”.

Tezën serbo-sllave për Trojën dhe palët ndërluftuese e ka mbështetur edhe diplomati meksikan Roberto Salinas Price në librin e tij në anglisht me titullin “Auditori i verbër i Homerit”, botuar në San Antonio të SHBA qysh vitin 1984, dhe më pas në librin me titullin “Atlasi i gjeografisë homerike”. “Nuk mund ta pranoj kurrë që sllavët, që janë familja më e madhe e popujve evropianë të kenë ardhur në Ballkan në shekujt VI dhe VII nga askundi…”, trondit me pohimin e tij “shkencor” ky diplomat, që tezë shkencore quan thjesht pohimin arbitrar alla-pyetje retorike së cilës i jep po vetë përgjigje kur deklaron se “Iliada dhe Odisea janë shkruar nga Homeri në gjuhën e vjetër sllavo-serbe dhe se vetëm pas dy shekujsh janë përkthyer në greqishten e lashtë”.

Më pas ky autor, në librin e tij të dytë me titullin “Atlasi i gjeografisë homerike”, e përcaktoi vendndodhjen e Trojës në Gabela të Bosnjes, midis qytezave Capljina në Hercegovinë dhe Metkoviç në Kroaci.

Pas diplomatit meksikan Salinas Price është ish-ambasadori i Jugosllavisë federative në Meksikë, diplomati serb Branko Vukushiç që në vitin 2003 shkroi librin me titull “Mbi misterin trojano-sllav”. Në këtë libër ky autor pretendon se Troja dhe rrethinat, të përshkruara kaq bukur nga Homeri tek Iliada dhe Odisea duhet të jenë në Ballkan dhe se ato “kanë lidhje me civilizimin e sllavëve të Jugut, përkatësisht me atë serb”.

Studiuesi serb Ljubomir Domazetoviç pohon se “gjuhëtari maqedonas O. Belchevsky gjeti një numër të madh fjalësh tek Iliada dhe Odisea, të cilat janë të ngjashme, ose të njejta me fjalët në maqedonishten dhe serbishten e sotme…”, por nuk i precizon se cilat janë këto fjalë.

Domazetoviç shënon në të njejtën faqe se “Veprat më të vjetra të shkruara dhe të ruajtura të letërsisë heleno-ilire janë padyshim Iliada dhe Odisea, të shkruara në të ashtuquajturën heksametri, çka i bën ato të ngjasojnë shumë me shkrimin e poezive të eposit heroik serb. Gjuha e përdorur është Jonike, çka tregon se Homeri është ilir dhe se këto gjuhë dhe shkrime janë ilire”.

Gjithashtu ky autor thekson në vijim se “… edhe historianja e antikitetit Fanula Papazoglu mendon se Brigia (Phrygia) është një zonë kufitare e Ilirisë dhe se e tillë është edhe Sarda (Dardania), pasi ilirët janë Sardë, ose Sardanë (Dardanë). Pra ilirët janë Trojanët. Që këtej mua më rezulton se Serbia e lashtë në brendësi quhej Dardania (Sardania), sipas emrit të sundimtarit të Dardanisë, ose Sardanisë, Sarbonusit, qysh nga shekulli i katërmbëdhjetë para Krishtit, dhe se Serbia e lashtë përgjatë detit Adriatik u quajt Iliria”.

Edhe studiuesi Radivoje Peshiç thekson se “Analiza gjuhësore krahasuese e veprës së Homerit na dëshmon për një komponent të fortë sllav”. Madje Peshiç citon gjithashtu edhe hulumtimin e profesorit të Harvardit, Milman Parry, i cili “zbuloi” se “edhe sot rapsodët serbë këndojnë këngë me skenat trimërore që përshkruan Homeri dhe trajtojnë temat e poezisë së Homerit”.

Poashtu Peshiç thekson se “… edhe autorët sllavë Dankovski e Budimir theksojnë ekzistencën e një thesari të madh leksikor sllav në këngët e Homerit, si dhe në strukturën dhe ritmin e vargut homerik”.

Studiuesi Dragan nga Maqedonia e Veriut pretendon se Troja ndodhet në afërsi të fshatit Krushevicë të vendit të tij. Ai e bazon këtë teori “në studime shumëvjeçare dhe në interpretimin e drejtë të gabimeve të vërejtura tek Iliada lidhur me përshkrimet e Luftës së Trojës”, si dhe në faktin që në një sit arkeologjik afër Krushevicës u gjetën shumë objekte ari, argjendi dhe qeramike, përfshirë këtu edhe medaljonin e mbretit Gorgon, për të cilin tek Iliada thuhet se ishte mbrojtësi i Agamemnonit.

Tituj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *