Fatos Kola – Jaçimoviç: “Troja e Homerit është Shkodra serbe”

GazetaTjeter
62 Min Read
Vini re: GazetaTjeter.com mund të përmbajë lidhje partnere, në formën e popup-eve, apo njoftimeve të ndryshme, që do të thotë se mund të fitojë një komision nëse klikoni mbi këto lidhje. Ne ju kërkojmë të klikoni disa herë gjatë ditës mbi këto produkte, vlera e të cilatve përveçse shumë informative për ju, besojmë se do t'i japë një dorë të mirë mbarëvajtjes së punës sonë. Mbështetja juaj vlerësohet!!

Gjeopolitika dhe Troja e Shlimanit

Mbrojtja e Turqisë nga Perëndimi në shekullin IXX ishte projekt i mirëfilltë politik antirus e antisllavo-ballkanik, ndërsa Troja e Shlimanit ishte çelësi dhe kolateral-garancia hipotekore e këtij projekti.

Ky projekt ishte hartuar e ngjizur nga Prusia qysh në fillimshekullin IXX dhe do të potencohej edhe me pavarësimin e Greqisë, çka e shndërroi këtë shtet me mbret prusian në një aktor dhe faktor politik të rëndësishëm në gadishull nëpërmjet investimit politiko-ushtarak e financiaro-njerëzor të Prusisë, principatave gjermane, Britanisë, Francës dhe Austrisë, për t’i përdorur Greqinë dhe Turqinë si diga për ndalimin e ekspansionit të avanposteve rusë të sllavëve ballkanas: Serbisë dhe Bullgarisë drejt zemrës së Mesdheut, nëpërmjet deteve Egje, Adriatik e Jon.

Por detyra kryesore për të bërë digën e Rusisë iu besua Turqisë, e cila për 1 shekull u mbajt në këmbë me mbështetjen e Fuqive të Mëdha deri në fillimshekullin XX kur shpërthyen luftërat ballkanike.

Në vitin 1830 Prusia nisi financimin dhe drejtoi modernizimin e ushtrisë turke me gjeneralin e famshëm Moltke, duke u potencuar më pas nga Anglia, e cila kësisoj vulosi protektoratin anglosakson mbi Turqinë antisllave.

Ardhja në fuqi e Bismarkut qysh në fillimvitin 1871, shpallja prej tij e programit për unifikimin e Gjermanisë në formën e një konfederate, furnizimi i Turqisë me armatime dhe teknologji ushtarake, shpallja e zbulimit të Trojës si fitore madhore dhe financimi i bujshëm i saj alarmuan me të drejtë Rusinë së cilës iu mbyll dera e Bosforit.

Shën Petersburgu kuptoi se Kriza Lindore nuk kish mjaftuar për të mposhtur Turqinë që tashmë mbrohej edhe nga Bismarku dhe së shpejti nga Gjermania e bashkuar. Duheshin nxitur avanpostet sllave të sulmonin Turqinë. Dhe kështu ndodhi teksa fillimisht, në vitin 1976 u ngrit Serbia, që nisi sulmin ndaj trevave shqiptare nën Turiqinë në Nish, Vranjë, Kurshumli, Prokuplje, Leskovc, etj. Pas një viti Bullgaria sulmoi Turqinë në Thraki dhe pas saj Rusia shpërtheu luftën ruso-turke në fillimvitin 1878. Turqit pësuan disfatë në të tre frontet dhe Rusia tutore me Serbinë e Bullgarinë e detyruan Portën e Lartë të nënshkruajë Traktatin e turpshëm të Shën Stefanit.

Ndërkohë Austro-Hungaria, për t’i prerë rrugëdaljen Serbisë në Adriatik pushtoi Bosnje-Hercegovinën dhe Sanxhakun strategjik të Novi Pazarit.

Evropa u trondit dhe Bismarku kërkoi mbledhjen urgjente të Kongresit të Berlinit nën kryesimin e tij, ku hodhi poshtë vendimet e Shën Stefanit që e nxirrnin Bullgarinë në Egje. Ndërkohë për të marrë me të mira Malin e Zi e për ta detyruar t’i bllokojë Serbisë rrugëdaljen në Adriatik, Fuqitë e Mëdha e qerasën atë me krahinat e famshme shqiptare të Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë, Rozhajës, Ulqinit e Tivarit.

Që këtejmi u ngjiz projekti përfundimtar gjeopolitik i Perëndimit për bllokimin e avanposteve ruse, serbëve dhe bullgarëve për të dalë në Mesdhe.

Gjatë luftës së Dytë ballkanike ishte Greqia e përkrahur nga Gjermania dhe Anglia që mori me pushtim Selanikun metropolitan mbarëballkanik mesdhetar në fillimvitin 1913, duke i prerë rrugëdaljen në Egje dy aleatëve të saj sllavë kundër shqiptarëve: serbëve dhe bullgarëve. Ky pushtim u ligjërua në Konferencën e Londrës.

Kjo periudhë përkoi me shkartisjen dhe hedhjen nga e para të letrave nga Fuqitë e Mëdha për rindarjen e botës dhe u shoqërua edhe me realizimin e planeve dhe aleancave fluide, nëpërmjet të cilave Fuqitë e Mëdha dhe shtetet e tjera synonin të zgjeronin territoret, kolonitë dhe zonat e influencës.

Skemat e LPB dhe më pas vendimet e Versajës pas saj nuk e ndryshuan projektin gjeopolitik antisllav, megjithë rreshtimet plot zell të bullgarëve e serbëve në krah të palëve ndërluftuese.

Për ta shkëputur Serbinë nga ndikimi i Rusisë, Fuqitë e Mëdha realizuan Jugosllavinë mbretërore dhe pas saj atë komuniste të Titos, por ama çelësat e Adriatikut u mbetën sllovenëve dhe kroatëve katolikë, malazezëve kanakarë të Italisë dhe Perëndimit, si dhe shqiptarëve antisllavë.

Ishin Fuqitë e Mëdha pas LPB që e ndanë Thrakinë perëndimore midis Turqisë dhe Greqisë në vitin 1923, duke i mbyllur Bullgarisë dhe Serbisë rrugën për të dalë në Egje.

Para LDB serbët dhe italianët bënë paktin Çiano-Stojadinoviç për ndarjen e Shqipërisë, por pakti ishte thjesht mashtrim italian pasi Italia sulmoi Shqipërinë, Jugosllavinë dhe Greqinë duke pushtuar dy të parat. Gjatë LDB Bullgaria dhe Kroacia u bënë me Hitlerin e Duçen për të përfituar nëpërmjet zgjerimit të territoreve të synuara, por pa sukses.

Pas LDB megjithëse Stalini doli fitimtar absolut, nuk mundi t’i nxjerrë avanpostet e tij në Mesdhe (Adriatik, Jon dhe Egje), sepse çelësat mbetën sërish në të njejtat duar.

Nga kjo skemë shekullore gjeopolitike përfitoi edhe Enver Hoxha, që mundi të sigurojë pushtetin dhe kufijtë pas prishjes me BS dhe pas daljes nga Traktati i Varshavës në vitin 1968.

Do të mjaftonte kjo panoramë gjeopolitike ballkanike për të kuptuar ndërthurjen e interesave dhe kundërvëniet deri edhe me ngjyresa “shkencore” midis ballkanasve, me ndihmën e padyshimtë të Fuqive të Mëdha.

Tituj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *