Fatos Kola – Jaçimoviç: “Troja e Homerit është Shkodra serbe”

GazetaTjeter
62 Min Read
Vini re: GazetaTjeter.com mund të përmbajë lidhje partnere, në formën e popup-eve, apo njoftimeve të ndryshme, që do të thotë se mund të fitojë një komision nëse klikoni mbi këto lidhje. Ne ju kërkojmë të klikoni disa herë gjatë ditës mbi këto produkte, vlera e të cilatve përveçse shumë informative për ju, besojmë se do t'i japë një dorë të mirë mbarëvajtjes së punës sonë. Mbështetja juaj vlerësohet!!

Zbulimi i Shlimanit dhe kundërshtarët

Në vitin 1870, Shlimani shpalli botërisht se duke u nisur nga përshkrimet e Homerit tek veprat e tij, nëpërmjet gërmimeve të ekspeditës arkeologjike që kryesonte zbuloi rrënojat e Trojës në Azinë e Vogël, në qytetin Hisarlik, 20 kilometër larg Çanakkalasë së famshme, pranë gadishullit të Galipolit. Ai shpalli se kish zbuluar thesarin e famshëm të Mbretit Priam dhe krahas tij edhe artefaktin akoma më të famshëm të përshkrimeve homerike, maskën prej ari të kryekomandantit akeas, Mbretit Agamemnon të Mikenës. Paskëtaj Shlimani hartoi një raport të hollësishëm përshkrues për gjetjet arkeologjike, të cilin ia dërgoi Berlinit zyrtar.

Asokohe ky “zbulim” tronditi mbarë botën shkencore e politike, ndaj dhe qeveria gjermane e Bismarkut i akordoi Shlimanit fonde të mëdha për të vazhduar gërmimet, të cilat në fakt rezultuan të suksesshme, teksa mundësonin gjetje objektesh të punumërta në një territor që zmadhohej vazhdimisht.

Në ditët e sotme Hisarliku është shndërruar në një qytet të mirëfilltë turistik, teksa administron territorin dhe objektet ndërtimore arkeologjike të 10 kuartiereve, 9 prej të cilave ishin zbuluar nga pluhuri i kohës qysh në fundvitin 1971.

“Zbulimi i Trojës antike” i dha shtysë të fuqishme financiare e shkencore rritjes dhe strukturimit të shkollës gjermano-austriake të arkeologjisë së antikitetit, ballkanologjisë, bizantologjisë e të tjerave disiplina shkencore, me ç’rast edhe të ilirologjisë e albanologjisë, për të cilat në universitetet gjermane e austriake u ngritën katedra dhe u financuan programe kërkimore-shkencore. Por mbi të gjitha u rrit skajshëm reputacioni i Greqisë politike të kohës e cila u shpall trashëgimtare dhe përfaqësuese e një qytetërimi gjenial mbi 3 mijë-vjeçar, që menjëherë u kualifikua, krahas qytetërimit romak, si themelet dhe kolonat mbajtëse të ngrehinës gjeniale të qytetërimit perëndimor.

Tashmë Greqia u vendos në qendër të vëmendjes politike dhe dinastitë mbretërore gjermanike që sundonin në Athinën zyrtare jetësuan aleancat politike me Berlinin dhe kanceleritë e tjera të mëdha evropiane e më gjerë.

Por shpallja e “Trojës së Shlimanit” si margaritari më i ndritshëm dhe më i lashtë i qytetërimit antik grek dhe si kulmimi më i lartë i tij, zgjoi “djajtë” e xhelozisë dhe pretendimeve të sllavëve për përkatësinë etnike të protagonistëve të konfliktit të përgjakshëm që solli “shkatërrimin homerik të Trojës”.

Shkodër-Troja dhe “sllavët-ilirë”

Ishin Novak dhe Dragoljub Andesiliç të parët “studiues” serbë që hodhën hipotezën se Troja antike ndodhej në pjesën veriore të Liqenit të Shkodrës, afër Podgoricës. Madje këta të dy pretendojnë se edhe Herodoti që kish shkruar për Trojën dhe luftën e saj, por edhe autorët e tjerë antikë, gjithashtu kanë gabuar teksa e përcaktuan vendndodhjen e Trojës në Azinë e Vogël.

Sipas tyre, autori latin Eliani pohon se: “Iliada dhe Odisea ishin shkruar në gjuhën frigjiane të Frigëve-fqinjë të trojanëve, që nuk ishin veçse sllavo-serbë”; se “gjuha e tyre, sikurse edhe ajo e trojanëve-serbë, ishte gjuha e vjetër antike e serbo-sllavëve (staro-sllavjane)”; dhe se veprat homerike “nuk ishin shkruar aspak në gjuhën antike greke të dialektit Jonian, pohim të cilin e mbështet edhe autori i quajtur Platoni në Kratil”.

Këta autorë gjithashtu theksojnë se “Frigët banuan në zonën malore në jug të Ohrit, zonë nga e cila, padyshim që ishte Homeri, që emrin e kishte serbo-sllav, ‘Omir’. Straboni shkruan se Ilirët, Epirotët dhe Maqedonasit flasin të njejtën gjuhë, që nënkuptohet se është ajo serbo-sllave… Dhe se pikërisht për këtë arsye, meqenëse Frigët jetonin në zonën kufitare të kufizuar prej Maqedonisë, Ilirisë dhe Epirit (Tremedia), është logjike që gjuha e tyre të jetë njëkohësisht ilire, maqedonase dhe epirote, pasi ndryshimet midis tyre janë në nivelin e dialektit të së njëjtës gjuhë”.

Sipas tyre, edhe “studiuesi skocez i shekullit XIX John Frensis Campbell (i cili në fakt nuk ka qenë aspak historian – F.K.)”, na paskërka shkruar se “Në perëndim të Maqedonisë ishin Dardanët dhe Ilirët, dy emra që shënojnë të njejtët njerëz – serbët”.

Tituj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *