Fatos Kola – Jaçimoviç: “Troja e Homerit është Shkodra serbe”

GazetaTjeter
62 Min Read
Vini re: GazetaTjeter.com mund të përmbajë lidhje partnere, në formën e popup-eve, apo njoftimeve të ndryshme, që do të thotë se mund të fitojë një komision nëse klikoni mbi këto lidhje. Ne ju kërkojmë të klikoni disa herë gjatë ditës mbi këto produkte, vlera e të cilatve përveçse shumë informative për ju, besojmë se do t'i japë një dorë të mirë mbarëvajtjes së punës sonë. Mbështetja juaj vlerësohet!!

Vërejtjet për Shlimanin

Mbetjet arkeologjike të “Trojës shlimaniane” në Hisarlik janë bërë të njohura zyrtarisht nga publiku botëror si siti më magjepsës arkeologjik i antikitetit, si referencë dhe adresim i drejtpërdrejtë tek qytetërimi europiano-perëndimor. Por shumë studiues e hulumtues amatorë, kryesisht serbë dhe rusë, kanë theksuar se gërmimet e njërës prej disa shtresave të vendbanimeve të vjetra në Hisarlikun ku Shlimani vendosi Trojën antike, nuk korrespondojnë aspak me kohën e pretenduar të mbretërimit të Priamit. Madje ironia e kritikëve të Shlimanit arrin kulmin kur theksojnë se ai në Hisarlik, qysh në vitin 1871 nxori në dritë 9 vendbanime, nga 10 të tilla që përfshin i gjithë siti arkeologjik, por që datojnë qysh nga epoka e Neolitit (mijëvjeçari 4 para Krishtit) e deri në periudhën Romake.

Teksa gjeti me shumicë bizhuteri ari në shtresën e dytë të gërmimeve, Shlimani krijoi bindjen se bash kjo shtresë kish mbuluar rrënojat e Trojës së Homerit dhe se bash këto thesare i përkisnin mbretit Priam dhe aristokracisë trojane.

Shumë nga zbulimet e mëvonshme arkeologjike në Hisarlik pas Shlimanit dhe përdorimi i metodave e teknikave të reja shkencore të identifikimit kohor të moshës së artefakteve, evidentuan dhe provuan se thesari i supozuar i Priamit në të vërtetë i përkiste një sundimtari tjetër, që kish jetuar e mbretëruar në ato treva disa shekuj para Luftës së Trojës.

Shlimani nuk e shpiku Azinë e Vogël, por në plan-ekspeditën dhe gërmimet ai orientohej kah Hisarliku ngaqë u bazua fort tek shkrimtarët dhe gjeografët antikë, kryesisht tek Herodoti e Plutarku, por edhe tek të tjerët që përshkruan dyshimet e Aleksandrit dhe Pausanias për vendndodhjen e Trojës.

Por kritiku më i zellshëm dhe më i ashpër i Shlimanit, duhet pranuar se është Jaçimoviçi serb, sipas të cilit “gjurmët e zbehta të kohëve antike, për shekuj me radhë nuk mjaftuan për të preçizuar përfundimisht vendndodhjen e saktë të Trojës, ndaj dhe, si shumë arkeologë të tjerë para e pas tij, Shlimani u përpoq të gjente vendndodhjen e Trojës antike duke u bazuar vetëm në informacionet e siguruara nga analiza e tekstit të Iliadës dhe Odisesë”, për çka Jaçimoviçi nuk është i saktë teksa i mohon padrejtësisht Shlimanit referencat e shumëfishta që theksova më lart.

Megjithatë, Jaçimoviçi në librin dhe prononcimet e panumëreta të tij në 2 dekada, as vetë nuk na i jep burimet nga të cilat niset dhe kurorëzon supërmarrjen e tij që e çoi në “Shkodrën serbe”, përveçse analizës së teksteve homerike, që ai i citon me saktësi, por që i spekulon si të mos ekzistonin kur nxjerr konkluzionet që beson apo i konvenojnë.

Në fakt, shkrimtarët antikë të sipërcituar janë burimet e para dhe të vetme historike pas Homerit, që indirekt përcaktojnë vendndodhjen e Trojës në kundërshtim me interesat e serbëve dhe pretendimet fantazmagorike të autorëve sllavë. Dhe për këtë nuk mund të fajësohen për qëllimësi, apo si agjentë të “imperializmit teuton”.

Gjithsesi Jaçimoviçit nuk mund t’i jepet kurora e meritave si studiuesi i vetëm që hedh dyshime mbi “faktet historike” që datojnë qysh nga mijëvjeçari i dytë dhe i tretë para Krishtit, përfshirë këtu edhe Luftën e Trojës, që pretendohet të jetë zhvilluar rreth 3300 vjet më parë.

Kritikë të tjerë, kryesisht sllavë, në thelb pretendojnë njëzëri se zbulimi i Shlimanit u vesh qysh në fillim me një vello misteri, ngaqë i ashtuquajturi Thesari i Priamit, sipas thashethemeve të pakonfirmuara, “u gjet nga vetë Shlimani në një mbrëmje, pasi më parë kishte larguar punëtorët nga kantieri i gërmimeve”. Më vonë, sipas këtyre kritikëve, rezultoi se Troja e Shlimanit e zbuluar në qytetin Hisarlik u shpall si e tillë në bazë të gërmimeve të gjetura në një shtresë që ishte 1200 vjet më e vjetër se koha kur mendohet se ishte zhvilluar Lufta e Trojës. Për më tepër, kritikët pohojnë se shumë prej objekteve të nxjerra nga gërmimet datonin prej periudhash të tjera kohore dhe se edhe artefakti më i famshëm – “maska prej ari e kryekomandantit akeas, Mbretit Agamemnon të Mikenës”, u gjet më vonë, pothuajse kopje identike, edhe dy herë të tjera në territorin e Maqedonisë së sotme, në vendndodhje ku mendohej se bartnin dhe mbulonin të dhëna arkeologjike nga periudhat e mëvonshme.

Tituj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *